Gjatë 24 orëve të kaluara, Mbretëria e Bashkuar i ka shënuar 128 të vdekur nga Coronavirusi dhe shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 42,589.
Në këtë shifër përfshihen rastet e shënuara në spitale, në shtëpitë e personave të moshuar dhe në vendet e tjera, shkruan “Metro UK”.
Deri në orën 9 të mëngjesit, 7 714,201 persona janë testuar për koronavirus në Britani të Madhe dhe 303 110 prej tyre kanë dalë pozitivë.
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, autoritetet shëndetësore në këtë shtet i kanë regjistruar 230 550 persona.
Një ditë më parë, në Britani u regjistruan 173 viktima të koronavirusit për 24 orë. Në mesin e viktimave ishte një fëmijë 12-vjeçar, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.
Qeveria britanike e ka ulur nivelin e alarmit nga shkalla e katërt në shkallën e tretë pas rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore.
Zyrtarët e lartë mjekësorë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore kanë thënë se përhapja e virusit më nuk është e madhe apo nuk është duke u rritur në mënyrë eksponenciale, por paralajmëruan se kjo nuk nënkupton që pandemia ka përfunduar.