Britania shënon një tjetër ditë të rëndë, 1162 të vdekur nga COVID-19

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka shënuar ditën në të rëndë sa i përket pandemisë së koronavirusit që nga 21 prilli i vitit të shkuar.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 78.508. Britania është vendi me më së shumti të vdekur në Evropë si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë, gazeta Guardian shkruan se numri i të vdekurve mund të jetë rreth 94.000.

Qeveria britanike sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 52.618 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 2.889.419.

Të ngjashme