Britania shënon rritje të viktimave të reja, 813 të vdekur për 24 orë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe i ka regjistruar 813 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve të shkojë në 12,142.

Anglia i konfirmoi 744 të vdekur, ndërsa 69 viktima të tjera u regjistruan në shtetet më të vogla të Mbretërisë së Bashkuara: Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore.

Shkencëtarët që janë pjesë e qeverisë kanë thënë se shifrat ditore mund të mos jenë të sakta, sepse procesi i raportimit të viktimave mund të zgjasë disa ditë dhe mund të mos e paraqesë saktësisht gjendjen në kohë reale.

Britania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Ajo ka më shumë viktima se Gjermania, por numër më të ulët të të infektuarve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Nga Coronavirusi pa u prekur nuk ka shpëtuar as kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili qëndroi një javë në spital, për t’u liruar më vonë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbesin vendi me më së shumti viktima dhe të infektuar në mbarë botën, të ndjekura nga Italia dhe Spanja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme