Britania teston Ilaçin kundër Coronavirusit për pacientët në rrezik

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët në Britani kanë filluar testimin e një ilaçi eksperimental për të cilin shpresojnë se do të ndihmojë njerëzit më të rrezikuar në luftë kundër Covid-19.

Që nga shpërthimi i virusit në Kinë në muajin tetor mjekët janë munduar shumë të gjejnë ilaçe efektive për të ndihmuar më shumë se 4.59 milionë njerëz të infektuar në mbarë boten.

Tani një trajtim i ri, i njohur si SNG-001, po testohet në Britani në përpjekjen për të shpëtuar njerëzit që kanë probleme paraprake me sistemin e frymëmarrjes.

Në testet klinike ky ilaç është treguar se ndihmon në stimulimin e imunitetit në mushkëritë të atyre që vuajnë nga astma dhe sëmundje tjera kronike të mushkërive, sipas BBC-së. Këto testime po bëhen në University Hospital të Southampton të Britanisë, transmeton KOHA.

Nëse do të jetë i suksesshëm, ky ilaç do të ndihmojë në shërimin e disa nga personave më të rrezikuar nga virusi, i cili ka marrë jetën e më shumë se 246,000 personave përreth botës, shumica e të cilëve kishin sëmundje tjera paraprake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme