Britania u jep dritën jeshile grave shtatzëna për të marrë vaksinën anti-COVID

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Qindra mijëra grave shtatzëna në Britaninë e Madhe u është dhënë drita jeshile për të marrë vaksinën anti-COVID.

Të gjitha grave shtatzëna do t’u ofrohet vaksina Pfizer ose Moderna bazuar në moshën e tyre dhe grupin e rrezikut klinik, pasi të dhënat nga Shtetet e Bashkuara treguan se rreth 90.000 gra shtatzëna ishin vaksinuar pa ndonjë shqetësim sigurie, ka thënë të premten Komiteti i Përbashkët i Britanisë së Madhe për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI).

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për ndikimin, do të jenë në gjendje të marrin vaksinën në çdo fazë të shtatzënisë. Rreth 700.000 gra lindin në Angli dhe Uells çdo vit.

Udhëzimi i ri thotë se gratë që përpiqen të mbesin shtatzënë, kanë lindur kohët e fundit një fëmijë ose po ushqejnë me gji, mund të vaksinohen me çdo vaksinë, në varësi të moshës së tyre dhe grupit të rrezikut klinik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme