Mediat britanike duken mjaft të shqetësuar për fatin e Evropës dhe Shqipërisë për shkak të rritjes së influencës së Rusisë, Turqisë dhe Kinës.
Gjatë një artikulli me titull “Europa po përballet me një krizë potenciale në Ballkan. Duhet të reagojë shpejt”, e madhja “The Guardian” ka bërë një batutë e cila me shumë siguri do të mërzisë shumë shqiptarë dhe shtetas turq.
Gjatë artikullit, duke folur për anëtarësimin në BE, “The Guardian” shkruan se Shqipëria dhe Turqia po varin shpresat tek njëra tjetra për të arritur anëtarësimin, gjë e cila sipas tyre nuk do të ndodhë “kurrë”.
“Një batutë ballkanike tregon më së miri mendësinë e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë në pritje për një kohë të gjatë:
Kur vjen puna të anëtarësimi në BE, diferenca midis optimistëve dhe pesimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës shqiptare, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke.
Që do të thotë: Kurrë”, shkruan Ivan Krastev për ‘The Guardian’.