Britney Spears po bën një udhëtim në korsinë e kujtesës.
Ylli i muzikës pop postoi në Instagram një foto të bërë nga paparacit ku ajo shihet në pishinë me djemtë e saj Sean dhe Jayden, në kohën kur ishin më të vegjël.
“Sa të vegjël i kisha fëmijët e mi.. në të gjitha pishinat që shkonim gjatë turneut, gjithë fëmijët tjerë më afroheshin sepse gjithmonë sillja lodra me vete. Unë vërtetë jam një mama bebe!!!, shkroi Britney në përshkrimin e fotografisë.
Britney ishte 24-vjeçe kur e lindi Sean dhe 25-vjeçare kur e solli në jetë Jayden. Në atë kohë ishte e martuar me tashmë ish bashkëshortin, Kevin Federline.