Britney Spears arrestohet për ngasje në gjendje të dehur

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ventura County të Kalifornisë, nën dyshimin për vozitje në gjendje të dehur.

Sipas raportimit të TMZ, ajo është ndaluar nga Policia e Autostradës së Kalifornisë rreth orës 21:30 dhe është shoqëruar me pranga, ndërsa më pas është liruar.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e saj, ndërsa rasti mbetet në zhvillim.

Të ngjashme