Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka deklaruar sot se nuk sheh kurrëfarë shenje për arritjen e kompromisit me Prishtinën, por se ai duhet të arrihet, në qoftë se Serbia dëshiron të hyjë në BE.
Ajo për televizionin serb Pink ka thënë se mendon se Beogradi e Prishtinë janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash për shkak të taksës prej 100 për qind të vënë në mallin serb, për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe paralajmerimit për heqjen e kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
“Unë mendoj se nga kompromisi po largohemi”, ka thënë Ana Bernabic sipas medieve serbe. Ajo ka shtuar edhe se konflikti i ngrirë më Prishtinën do të thotë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa sipas saj çështja e Kosovës duhet të zgjidhet, ndërsa zgjidhja është në kompromis, i cili garanton paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë të serbëve në Kosovë./G