Brukseli zgjeron tryezën e bisedimeve

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 13:36 | Nga

Isa Mustafa bashkë me Hashim Thaçin do të udhëtojnë të martën për ne Bruksel ku do të takohen me Aleksander Vuçiqin e Tomisllav Nokoliçin.

Takimi është ftuar nga e përfaqësueses së Lartë të BE-së Frederika Mogherini, derisa po ndodh pas tensioneve të fundit mes dy vendeve.

Burime të Express kanë treguar se Presidenti Thaçi do ta shoqërojë Kryeministrin Mustafa në takimin e radhës në Bruksel.

Mirëpo, Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se nuk është i njoftuar nëse i ka mbërritur ftesa për takimin e Shefit të Shtetit.

“…Nuk mund të them njëherë asgjë lidhur me këtë çështje. Duhet ta kontrollojmë nesër nëse ka ardhur një ftesë e tillë”, ka thënë Arifaj.

Ndërkohë që kryeministri serb, Aleksandar Vucic, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe se bashkë me të në Bruksel do të udhëtojë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç.

“Ne presim që shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë, dhe unë shpresoj se do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale që të mos ndodhë përsëri sjellja e mjeteve luftarake dhe armëve në hapësirat e fshatrave serbe që të tregohet forca”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet”.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara pas veprimeve të fundit të Beogradit në raport me Prishtinën.

Së fundmi, Serbia dështoi të fuste një tren të sajin në Mitrovicën e Veriut derisa më herët serbët kishin ndërtuar një mur afër Lumit Ibër. Po ashtu, shkak i flet-arresteve të Serbisë është duke vazhduar ndalimi i ish-Kryeministrit Ramush Haradinajn në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme