Bruno Fernandes ishte gati të largohej nga Manchester Unitedi në mes të luftës për themelimin e Superligës Evropiane.
Mesfushori portugez thuhet se ishte i përgatitur të largohej nga klubi nëse ata i bashkoheshin Superligës Evropiane, duke demonstruar forcën e ndjenjës të sjellë nga propozimet.
Dështimi i themelimit të Superligës Evropiane thuhet se ishte një faktor në vendimin e Fernandesit për të qëndruar në Old Trafford.
Ish-mesfushori i Sporting Lisbonës ndau një postim me bashkatdhetarin Daniel Podence në atë kohë, duke shkruar se “ëndrrat nuk mund të blihen”.
Sipas The Athletic, ideja e Superligës Evropiane e ka bërë Brunon të ndihej aq fort sa do ta kishte shtyrë të largohej nga Unitedi nëse do të themelohej.
Megjithatë, që nga deklarata publike e klubeve angleze për mos përkrahjen e Superligës Evropianë, Bruno është bërë lojtari kryesor i Unitedit.