Bruno Fernandes vendos për të ardhmen, zgjedh mes United dhe Cityt

Bruno Fernandes of Portugal and Sporting CP during the UEFA Nations League Semi-Final football match Portugal vs Switzerland at Dragao stadium in Porto on June 5, 2019. (Filipe Amorim / NurPhoto) (Photo by Filipe Amorim/NurPhoto)
Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Bruno Fernandes thotë se është i gatshëm të flasë me Sporting Lisbonën për një largim nëse klubi do të ketë oferta për të.

Portugezi është një objektiv i Manchester United, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë prej 70 milionë funte për 24-vjeçarin.

Mesfushori përfaqësoi vendin e tij në triumfin në Ligën e Kombeve kundër Holandës, të dielën në mbrëmje, dhe thotë se tani është i gatshëm të flasë për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Duke folur për Sport Mediaset, Fernandes u shpreh: “Unë nuk di asgjë, do më duhen disa ditë për të kuptuar se çfarë është e vërtetë”.

”Ne e dimë që gazetat ndonjëherë duhet të bëjnë shfaqje për t’u shitur në treg. Jam i qetë, jam në një klub të madh. Nuk kam nevojë të lëviz, nuk po përpiqem të largohem”.

”Nëse mundësia vjen për të shkuar në një ekip që nuk mund të refuzohet, unë do të flas me Sporting”, deklaroi ai duke i ‘mbyllur syrin’ ekipit të Solskjaer

Të ngjashme