Gjatë një koncerti në Auburn Hills të Miçiganit një natë më parë, këngëtari i njohur mori disa minuta nga turneu i tij botëror për t’i treguar audiencës se do të dhurojë 1 milion dollarë, për të ndihmuar njerëzit që po vuajnë nga kriza e ujit në Flint.
Këngëtari me famë botërore Bruno Mars, një pjesë të fitimeve nga shitja e biletave të koncertit do ti japë për Fondacionin e Komunitetit të Flintit.
“Unë i jam shumë mirënjohës audiencës së Miçigan për t’u bashkuar me mua në mbështetjet të kësaj kauze. Sfidat e vazhdueshme do të vazhdojnë për vite e radhë për banorët e Flintit dhe është e rëndësishme që ne të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat e prekura nga kjo fatkeqësi. Si njerëz, sidomos si amerikanë, ne duhet që të qëndrojmë së bashku për tu siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë në ndonjë komunitet”, deklaron më pas këngëtari.
Kriza filloi në vitin 2014, kur furnizimi me ujë i qytetit u ndërrua nga lumi Detroit në lumin Flint si pjesë e një nismeje për kursimin e kostos. Uji i banorëve u zbeh dhe u gjet që të përmbante nivele të larta të baktereve, dezinfektueseve dhe plumbit. Gjithashtu shpërthyen edhe sëmundjet ku me kalimin e kohës u preken 100 persona, me 12 viktima.