Brutalitet që s’njeh njerëzi: Talibanët vrasin 10 punëtorë deminues

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Militantët talibanë qëlluan për vdekje dhjetë punëtorë afganë për po punonin për një agjenci që merret me largimin e minave gjatë një sulmi në kampin e tyre në pjesën veriore të Afganistanit, tha të mërkurën organizata Halo Trust.

Sidoqoftë, talibanët, të cilët po luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë e përkrahur nga komuniteti ndërkombëtar, e mohoi përfshirjen në sulmin e së martës në kampin e punëtorëve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Talibanët i sollën ata në një dhomë dhe hapën zjarr në drejtim të tyre”, tha zëdhënësi i policisë lokale, Jawed Basharat. Organizata Halo Trust është më e madhja në Afganistan që merret me procesin e deminimit.

Fillimisht, kjo organizatë tha se një grup i armatosur i panjohur e ka sulmuar kampin dhe ka vrarë 10 pjesëtarë të stafit, ndërsa ka plagosur 16 të tjerë. Sipas organizatës, në kohën e sulmit në kamp ndodheshin 116 persona.

Pas dy dekadave në konflikt, Afganistani është i mbushur me mina dhe mjete tjera të pashpërthyera. Agjenci dhe organizata të ndryshme po punojnë që t’i largojnë këto objekte të rrezikshme viteve të fundit.

Talibanët i sulmojnë shpesh punëtorët që heqin mina, sepse, siç thonë zyrtarët qeveritarë, ata shpesh ndihmojnë për t’i larguar minat që vendosen në rrugë nga grupi militant.

Të ngjashme