Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka përkrahur grevën e organizuar nga Sindikata e punëtorëve të Judikaturës.
Greva është mbajtur me kërkesë të rritjes së pagave dhe rregullimin e statusit të punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Republikës së Kosovës.
BSPK-ja përmes një komunikate për medie ka kërkuar që të realizohen kërkesat e punëtorëve.
Kjo është komunikata e plotë:
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate shprehë përkrahjen e vazhdueshme për grevën e organizuan nga Sindikata e punëtorëve të judikaturës, i cili veprim është ndërmarrë si formë e presionit sindikal për realizmin e kërkesave lidhur me rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Republikës së Kosovës.
Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja kërkon nga Qeveria që të ndërmerren masa të menjëhershme që të reflektoj në realizmin e këtyre kërkesave dhe rikonfirmon përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal, që do ta ndërmerr kjo sindikatë konformë dispozitave në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve.