Thirrjes së djeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që institucionet publike e private të mbajnë grevë për t’u solidarizuar me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, nuk i janë përgjigjur një numër i institucioneve.
Avni Hajdini, nënkryetar i BSPK-së ka deklaruar se shumë institucioneve. private e publike do të pranojnë ftesën që për gjysmë ore të martën të mbajnë grevë, pra prej orës 11 e 30 deri në orën 12:00.
Por Klan Kosova ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ato nuk kanë pasur grevë.
Në anën tjetër thirrjes së tyre i janë përgjigjur vetëm KEDS-i dhe Ferronikeli.