Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka ftuar qytetarët që të shënojnë një 1 Maj ndryshe nga të kaluarit.
Përmes një komunikate për media, BSPK-ja thotë se kur kontrata kolektive, motivimi i nënave të reja me pushim të shtatzënisë, paga minimale, sigurimi shëndetësor, mbrojtja në punë, bashkë me pakënaqësinë e arsyeshme e të të punësuarit e po ashtu edhe me pakënaqësinë e edhe pamundësinë e atij e asaj për të zënë një vend pune, si dhe krejt këto shprehje të arsyeshme të pakënaqësisë, duhen shikuar bashkërisht që shoqëria të marrë rrugën e mbarë, atëherë vërtetë na duhet një 1 Maj më ndryshe.
“Prandaj, më 1 Maj në orën 11:00 bashkërisht për të përbashkëtën më të mirë të dalim te Sheshi Skënderbeu ku sheshazi duhet thënë të gjitha”, thotë BSPK-ja në komunikatën për media.
BSPK kërkon një 1 Maj ndryshe për një shoqëri të lirë në të gjitha segmentet e saj, ligjërisht e rregulluar dhe ligjërisht e mbrojtur ku secili dhe secila të mund të bëjë punën e vet si duhet pa u penguar e pa i ndërhyrë tjetri-tjetrit në punë.