Për 1 Maj qytetarët festojnë në Gërmi, “Hortikultura” ankohet për hedhjen e mbeturinave

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 15:22 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në parkun Gërmia numër i madh i qytetarëve kanë festuar dhe kanë zhvilluar aktivitete sportive, raporton Ekonomia Online.

Për këtë ditë komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve përpos linjave të autobusit drejt parkut Gërmia, madje janë bllokuar edhe disa rrugë në kryeqytet.

Halim Dibrani tha se edhe pse kjo ditë njihet si festë e punëtorëve, të drejtat e tyre nuk po respektohen.

“Po e festojmë ditën e punëtorëve dhe e festojmë sot e kam pushim. Nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, mirëpo në Kosovë së pari pagesa s’është e duhur”.

Pajazit Krasniqi tha së këtë ditë e ka shfrytëzuar ta kalojë me familje pasi ditëve të tjera punon.

“Ne si zakonisht dalim me familje sepse tjera ditë punojmë. Pothuajse hiq nuk ka siguri të punëtorëve, as pushimet as orari nuk është i rregulluar”.

Nebih Gashi, punëtor në “Hortikultur”, tha se qytetarët nuk janë kujdesur për ambientin dhe se Gërmia është mbushur me mbeturina.

“Bërllok kanë bë shumë nuk është në rregull. Katastrofë, por s’po kuptojnë. Mesazhi jonë është më mbajtur pastërtinë mos me ndotë ambientin dhe ajrin”.

Përderisa Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka protestuar kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.

Të ngjashme