Gianluigi Buffon vazhdon të lë gjurmë në futbollin italian, para se t’i varë atletet, e që duket se do të ndodhë kjo pikërisht në fund të sezonit aktual.
Në fitoren 4-0 kundër Milanit në Kupën e Italisë, Gianluigi Buffon, kapi shifrën e 300 ndeshjeve me portën e paprekur me fanellën e Juventusit në 655 paraqitje, raporton Tuttosport.
Kjo do të thotë se veterani italian e ka mbajtur portën e paprekur të Juventusit në 46 për qind të ndeshjeve në të gjitha garat.
Juve fitoi trofeun e katër me radhë të Kupës së Italisë dhe ishte pikërisht Buffoni ai që e ngriti atë lartë.
Buffon tashmë mban disa rekorde; më së shumti minuta pa pranuar gol në Serinë A [974 minuta], më së shumti ndeshje të njëpasnjëshme pa pranuar gol [10] dhe më së shumti portën e paprekur në një sezon në Serie A [21 ndeshje, në sezonet 2011/12 dhe 2015/16].