Gianluigi Buffon e ka paralajmëruar skuadrën e tij se këtë vit do ta ketë shumë më të vështirë, pasi Roma, Interi dhe Milani janë forcuar.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka folur për Mediaset Premium pas fitores së skuadrës së tij me penalti kundër Giallorossëve në ndeshjen miqësore të të dielës mbrëma.
“Ishte një turne i mirë në SHBA dhe është e rëndësishme për ne që ta gjejmë formën drejt fillimit të sezonit”.
“Do të jetë shumë vështirë për Juventusin këtë vit, sepse shumë ekipe janë forcuar, siç janë Roma, Interi dhe Milani, ndërkohë që Napoli i ka mbajtur lojtarët kryesorë”.
“Juve beson në aftësitë tona, në vlerat që na kanë sjellë sukses dhe mendoj se mund të japim më të mirën”, ka deklaruar portieri.