Anëtari i PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ishte insistues që ta organizohej konventa e 3 korrikut, e cila do përcaktojë kryetarin e ri të PDK-së.
Buja, në ‘Blic Interview’, ka thënë se ka pritur që Hoxhaj të jetë kryetar legjitim, por jo edhe garë brenda partisë, ani pse ka shtuar se mirëpritet një e tillë.
“Jo, në fillim unë kam menduar se do të ketë vetëm legjitimim, pasi Enver Hoxhaj kërkonte këtë konventë. Megjithatë, unë e mirëpres garën, pasi kjo është një gjë simpatike”, ka shtuar ndër të tjera Buja.
PDK do e mbajë Konventën zgjedhore ditën e nesërme. Kandidati i vetëm për kryetar që ka zyrtarizuar kandidaturën është Memli Krasniqi.