Shukri Buja, ish-eprori i UÇK-së, tha se në Gjykatën Speciale ka dëshmi nga persona që kanë dashur të bëjnë azil politik.
Buja në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se Serbia i ka paguar personat që të dëshmojnë kundër luftës së UÇK-së.
“Ka dëshmi prej atyre që kanë dashur të bëjën azil politik,, ka dëshmi prej personave që i ka paguar Serbia”, tha Buja.
Buja po ashtu përmendet në aktakuzën e konfirmuar të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.