Bujar Lika është një prej futbollistëve të rinj të grumbulluar për herë të parë në Kombëtaren Shqiptare. 25-vjeçari, i lindur në Ferizaj, shpjegoi në konferencën për shtyp se nuk u mendua gjatë kur Panucci e ftoi të vishte ngjyrat kuqezi.
Ftesa në moshën 25-vjeçare
Kam patur shumë dëmtime, por vitin e fundit kam mundur ta tregoj veten, pastaj erdhi kontakti me Panuccin. Kam zgjedhur Shqipërinë, nuk kam pasur kontakt nga Kosova. Nuk u mendova dy herë për të vendosur. Gjithnjë e kam patur ëndërr për të luajtur me ngjyrat kuqezi, kaq. Pres të aktivizohem në miqësore. Është kënaqësi edhe për familjen time.
Atmosfera në Kombëtare
Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, sidomos ata të të Zvicrës. Atmosfera është shumë e mirë. Kjo është një mundësi e madhe për mua të tregoj veten.
Biseda me Panuccin
Asgjë s’më ka premtuar Panucci, jam këtu për të treguar veten. Konkurrenca është e madhe duhet të tregoj veten.
Emri i Shqipërisë
Shqipëria ka marrë tjetër vlerë pas pjesëmarrjen në Europian. Shokët e mi të skuadrës u gëzuan shumë kur më erdhi ftesa me e Shqipërisë.