Një nga shoqatat me jetëgjata, me aktivitetet si brenda dhe jashtë Shqipërisë, vlerësuar nga personalitete të shkencës, letërsisë, artit, kulturës, për kontributin saj, Shoqata Kulturore Atdhetare Arbëria nderoi me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Një nga tiparet që ish kreu i shtetit përmendi si kryesor përgjatë 26 viteve të ekzistencës së kësaj shoqate është solidariteti.
“Ne që vijmë në pozicione kaq të larta dhe kemi pushtet në duar, për fatin e keq e gëlltisim çdo mëngjes një filxhan të vogël helmi për shkak të pushtetit, fillojmë e besojmë tek diferencimi dhe distancohemi me njerëzit e tjerë, tek dominimi ndaj të tjerëve edhe për shkak të privilegjit që të jep pushteti.
Por ata që janë më me fat, e marrin edhe antidodën, dhe antidodën e marrin nga perëndia. E marrin antidodën për të kuptuar, që jo vetëm nuk je i përjetshëm, por edhe i barabartë edhe i njëjtë me këdo”.
Për të shënjuar ceremoninë artistë të këngës, valles dhe recitimit sollën më të bukurat krijime të Labërisë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar, shkruan syri.net.