Bujar Pllana bëhet zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Është bërë zyrtare: Bujar Pllana është futbollisti më i ri që do të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Mbrojtësi kosovar, i cili deri më tani kishte luajtur me grupmoshat e reja të Kosovës, ka vendosur të ndërrojë kombëtaren, shkruan Indeksonline

FIFA i ka dhënë lejen për këtë ndryshim, pasi Pllana nuk kishte marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.

FIFA i ka dhënë lejen për këtë ndryshim, pasi Pllana nuk kishte marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.

Nga tani e tutje, tifozët do ta shohin talentin e ri duke mbrojtur ngjyrat “kuqezi”, dhe pritet që ai të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

Kujtojmë që 24-vjeçari kishte luajtur në Superligë të Kosovës te skuadrat: Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina. Kurse tani është pjesë e klubit polak, Lechia Gdansk.

Të ngjashme