Bullgaria ia dorëzon Austrisë kryesimin e BE-së me koncert nga Ballkani Perëndimor

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:15 | Nga

Më 1 korrik, kur Austria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, Bullgaria do t’i dërgojë mesazhin simbolik Vjenës për të vazhduar një nga prioritetet e saj të presidencës, që ishte integrimi europian i Ballkanit Perëndimor, me një koncert në qiell të hapur, i titulluar “Muzika e Ballkanit Perëndimor”, thanë sot organizatorët.

Koncerti do të fillojë në orën 19:00 në skenën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës të Sofjes.

“Hyrja do të jetë e lirë dhe muzika do të sigurohet nga Banda e Ballkanit Perëndimor, nën drejtimin e Theodosi Spassov”, shtuan ata.

“Western Balkans Band BG” ka për qëllim të bashkojë muzikantët nga Ballkani Perëndimor për të paraqitur rrënjët e përbashkëta të historisë së tyre, të kulturës dhe ritmet unike ballkanike të mbushura me jetë, emocione të pakrahasueshme dhe spontenitet”, theksuan ata.

Performues do të jenë Vasil Naxhimanov (tastierë, Serbi), Amar Cesljar (bateri, Bosnje-Hercegovina), Jelena Jovoviq (këngëtare, Mali i Zi), Dritan Hekurani (bass, Shqipëri) dhe Sasho Gigov-Gish (perkusion, Maqedoni).

Koncerti organizohet nga Ministris bullgare e Kulturës dhe Ministria e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme