Bullgaria pezullon shitjen e biletave për ndeshjen e plejofit për Euro 2020

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Bullgarisë të hënën ka pezulluar shitjen e biletave për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Euro 2020 kundër Hungarisë më 26 mars, për shkak të përhapjes së koronavirusit, njofton agjencia Reuters.

Bullgaria ka raportuar të dielën rastet e para të koronavirusit dhe federata bullgare ka vendosur që dy xhirot e ardhshme të ligës bullgare të luhen pa shikues.

Bullgaria po ashtu ka pezulluar shitjen e biletave për ndeshjen eliminatoreve të Evropianit U-21 kundër Estonisë të paraparë të luhet më 29 mars.

“Federata bullgare mban kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe UEFA-n dhe është e gatshme të veprojë menjëherë në rast të ndryshimit të situatës”, është thënë në komunikatë të federatës.

Dy ndeshjet eliminatore me gjasë të madhe do të luhen pa shikues, ka njoftuar një zyrtar i federatës bullgare për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme