Bulliqi: Ata të cilët dhuruan tokë për ‘liberalizim’, populli duhet mbajtur mend gjithmonë

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, tashmë anëtar i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka komentuar shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Bulliqi në një shkrim të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se iku një legjislaturë e Kuvendit të Kosovës, që sipas tij, do të mbahet mend përgjithmonë për cenim të drejtpërdrejtë dhe kërcënim permanent të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Në shkrimin e bërë, ai ka thënë se “ata të cilët dhuruan tokë për ‘liberalizim’, populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë”.

Kujtojmë që para aderimit në Vetëvendosje, Bulliqi ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi kishte thënë se arsyeja e dorëheqjes nga LDK, ka të bëjë me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja. 


Të ngjashme