Bulliqi: Deri më 2009 e kemi menaxhuar territorin e kontestuar me Malin e Zi (LIVE)

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 11:11 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërorë, para komisionit për Punë të Jashtme ka përsëritur se ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat ku ka përcaktuar vijë të re pa një marrëveshje ndërkombëtare paraprake

Sipas tij, kjo ka qenë e mjaftueshme që të argumentohet se Kosova ka humbur territor më këtë  marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

Bulliqi më tej ka shtuar se në bazë të hulumtimeve që ka bërë në institucionet brenda e jashtë vendit, Kosova ka menaxhuar me territorin e kontestuar me Malin e Zi deri në vitin 2009.

“…shumë objekte infrastrukture për periudha të tëra kohore ka menaxhuar Kosova, kemi shtruar, mirëmbajtur rrugën e kemi kontrolluar dhe kemi menaxhuar me atë territor deri në janar të vitit 2009”.

Sipas tij, pas kësaj periudhe është kërkuar nga pala malazeze që kjo pjesë të mos mirëmbahet nga institucionet e Kosovës

“Edhe pse me këtë pjesë kemi menaxhuar që nga viti 1945 deri në vitin 2009”.

Bulliqi tha se po të kishin kohë ende, ata do të gjenin ende gabime në raportin që e ka hartuar ish komisioni shtetëror për demarkacionin.

Sipas tij, Neni 4 i marrëveshjes thotë se kufiri do të shënjohet në periudhë 2 vitesh.

“Të dhënat kadastrale që janë marrë si kriter janë të dhëna të viti 1929, 31, 33. Kur i marrim i analizojmë na del situata që e kemi thanë tash e tri vite”.

Bulliqi raporton në komisionin për Punë të Jashtme, Haradinaj nuk merr pjesë

Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërorë, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi po merr pjesë në mbledhjen e Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Komisioni do shqyrtoj projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në komision ishte ftuar për raportim edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por ai nuk ka ardhur që të raportoj për kufirin me shtetin fqinjë.

Komisioni është takuar edhe më 20 dhjetor për çështjen e njëjtë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1626618244048698/?notif_id=1514282848665967&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme