Aksidenti me dy të vdekur në Lupç të Podujevë, reagon Bulliqi

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Në këtë aksident ku janë përfshirë tri vetura kanë mbetur të vdekur dy persona dhe 9 të tjerë janë lënduar.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar kryetari i Podujevë, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se ka pranuar lajmin me pikëllim të thelle për vdekjen e dy personave, ndërsa i ka ngushëlluar familjet e tyre.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Bulliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme