Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shkuar sot për të votuar, por ka harruar letërnjoftimin në veturë.
Bulliqi ka shkuar në qendrën e votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, por me vete nuk e ka pasur dokumentin e identifikimit.
Mësohet se Bulliqi ka harruar letërnjoftimin në veturën e tij.
Por, tashmë ai e ka marrë letërnjoftimin dhe ka votuar.
“Bashkë me bashkëshorten e kemi kryer obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë. Ftoj të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkojë mirë. Shpresoj që të fitojë më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka“, ka deklaruar Bulliqi.