Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme lidhur me sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti ndaj disa pacientëve.
Ai tha se i vjen keq që kjo ndodhi me njërin prej mjekëve që ai e cilësoi si prej më të mirëve që e kanë pasur në QKMF dhe se sjella e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës dhe volumit të madh të punëve tani gjatë kohës së pandemisë.
“Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”, tha ai.
“Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që komisioni disiplinor pastaj të bëjë intervista dhe të merr informacione të tjera dhe të shohim se nga do të ecën procesi”, u shpreh Bulliqi.