Deputeti nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi, duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit, Ramiz Kelmendi se demarkacioni nuk është në rregull, por duhet të kaloj, tha se kjo tregon se sa i papërgjegjshëm është në raport me integritetin e shtetit.
“Që nga fillimi çasja e tij në raport me një kauzë shtetërore ka qenë që të përfitoj personalisht (politikisht) ashtu siç vepron në profesionin e tregtarit, veç se i ka ngatërruar gjërat, se në tregti me mallrat fitohen e humben, ndërsa territori i shtetit njëherë humb, më nuk kthehet, si duket atij si bëhet vonë për territor”, tha ai.
“Ne ia kemi prezantuar opinionit se Mali Zi po rritet, aty s’ka dilema, siç nuk ka dilema se po që se ratifikohet marrëveshja aktuale që ne e konsiderojmë të dëmshme, më kthim prapa nuk ka”, tha ai për Gazetën Blic.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, përmes një intervistë në emisionin “Personale” të TV “Dukagjinit”, tha se Demarkacioni me Malin e Zi ka gabime, por duhet të kalojë.