Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se “befasitë janë gjithmonë të mundshme” duke aluduar në faktin se Përfaqësuesja mund të nxjerrë pikë kundër Islandës
Bunjaki ka kërkuar punë dhe durim deri në komponimin e duhur të skuadrës, pasi ka pasur shumë pak kohë të punojë me grupin e futbollistëve para ndeshjeve eliminatore.
“Kemi luajtur me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën dhe Turqinë, kemi mbetur pa luajtur vetëm me Islandën. Unë e njoh këtë ekip pasi lojtarët e tij kryesisht kanë luajtur në ekipet skandinave.
“Ne jemi në rritje e sipër, këtë e kemi demonstruar në dy ndeshjet e fundit. Prandaj, befasitë gjithmonë janë të mundshme. Kërkohet karakter dhe përkushtim në lojë. Mund të nxjerrim pikë” ka thënë Bunjaki për Zërin.
Ndeshja kundër Islandës do të zhvillohet më 24 mars.