Bunjaki sot zbulon listën e lojtarëve të ftuar për sfidat me Kroacinë e Finlandën.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki sot do të zbardh listën për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.
Ndeshja e parë do të jetë ajo me Kroacinë më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri.
Konferenca e Bunjakit mbahet në njërën nga hotelet në periferi te Prishtinës dhe nis në orën 11:00.