Bunjaku-Rexhepi: Rezervat shtetërore nuk janë në Kosovë, ka keqpërdorime

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, deklaroi se prokuroria duhet ta kryejë punën e saj lidhur me çështjen e rezervave shtetërore, sepse siç u shpreh në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tashmë rezervat shtetërore nuk janë në Kosovë.

“E dimë që mjetet i kanë paguar, ndërsa mielli e vaji nuk është duke ardhur në Kosovë. Dhe këtu ka të bëjë me keqpërdorimet e mundshme të rezervave shtetërore, e përtej kësaj ka edhe të larguar nga puna nga Ministria e Tregtisë e Industrisë për shkak se nuk kanë pranuar ata zyrtarë që ta nënshkruajnë, pra sepse qeveria ka vendosur që të shpallen me tender njëburimor, të mos ketë shpallje publike të prokurimit për blerjen e rezervave shtetërore dhe në vitin 2022 është larguar procedura për shpallje të tenderit, po i kanë blerë rezervat shtetërore me tender njëburimor dhe në këtë rast një zyrtar aty nuk ka pranuar të nënshkruajë këtë kërkesë të ministres apo edhe të kryeministres, sepse kjo është marrë vendim në qeveri, dhe prandaj është suspenduar nga puna”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

Të ngjashme