Për herë të parë pas pothuajse 20 vitesh, marka e njohur Burberry ndryshon logon e saj.
Ricardo Tisci, që është drejtor ekzekutiv i kësaj marke, është ai që ka njoftuar vet për këtë ekskluzivitet, transmeton Koha.net.
Tani fonti i Burberry vjen me një font më modern e më të guximshëm. Tisci, këtë ndryshim e ka bërë bashkë me dizajnerin britanik Peter Saville.
Logoja do të debutojë zyrtarisht në shtator të këtij viti, ku do të shfaqet edhe koleksioni i ri në Javën e Modës në Londër.
Logoja e vjetër:
Logoja e re: