Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në një debat televiziv e ka bërë një pyetje publike për deputetin e VV-së, Glauk Konjufca, nëse ai ka qenë te Basri Peqani i njohjur si Burdushi.
“E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?” ka pyetur Molliqaj.
“Për mua është skandaloze, që figura publike që marrin vendime për qytetarët dhe vendin çajnë hallet te Burdushi”, kishte deklaruar Molliqaj.
Por mbrëmë në një emision në T7, Burdushi ka mohuar që Konjufca ka qenë te ai për “shërim”, por ka pranuar se ka pirë kafe me të.
“Jo nuk ka qenë, nuk ka qenë. Kam piceri e restaurant e dyqane. Kemi pi kafe bashkë. Unë jam apolitikan. Unë kam dalë me pi kafe me çdokend, e si ta qet një fotografi, s’do të thotë se po punojka me këtë person, apo atë person. Kanë dëshirë, pse jo me pi kafe, kështu që nuk ka qenë. Ato kanë qenë disa propaganda që i kanë shpallë në Parlament a ku ta di unë”, ka deklaruar Burdushi kur është pyetur nga drejtuesi i emisionit
Ndërsa ka pasur fjalë të mira për kryekuvendarin aktual.
“Glauku është djalë i mirë. Është jashtëzakonisht i qëndrueshëm, ka kontribu për partinë e vet, jashtëzakonisht ka punu, edhe mundet me punu edhe me vepru, siç e ka zgjedh populli”, ka thënë Burdushi.