Prokuroria Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e burgimit prej 1 viti dhe gjobë prej 500 eurosh për personin që kishte kryer një vjedhje në Prizren.
Komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit M.R., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– Me datë 4 nëntor 2018, pas mesnate, në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e qytetarëve dhe thyejnë lokalin – marketin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë – shufër hekuri, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro (238.oo €) euro, nga ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë, me të cilat veprime i pandehuri M.R., të dëmtuarit i shkaktojnë dëme materiale si më lartë,
– Kësodore ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë, nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.R., e GJYKON
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.