Burgim i përjetshëm për sulmuesin me bombë në metron e New Yorkut

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Është dënuar me burg të përjetshëm një person i cili kishte shpërthyer një bombë gjatë pikut të lëvizjes së qytetarëve në një metro në New York.

Akayed Ullah, 31-vjeçar, kishte aktivizuar më 11 dhjetor të vitit 2017 bombën në stacionin e trenit në “Times Square”, që është një prej stacioneve më të ngarkuara në SHBA.

Ullah kishte deklaruar më vonë se kishte tentuar të vriste vetën dhe se nuk kishte vepruar me urdhra të Shtetit Islamik.

Ndërkohë, gjyqtari i Qarkut, Richard Sullivan e kishte përshkruar sulmin si një “krim barbar dhe i neveritshëm”.

“Aty ishin disa njerëz që po udhëtonin për në punë ose në shkollë. Për ty, këta ishin disa njerëz të pavlerë”, ka deklaruar gjyqtari Sullivan pak para se t’i shqiptonte dënimin me burg të përjetshëm.

Nga ky veprim nuk kishte pasur të vdekur por vetëm disa të plagosur. Eksplozivi kishte detyruar më pas stacionin e metros që të mbyllej.

Gjatë gjykimit të Ullah, prokurorët patën deklaruar se sulmi ishte inspiruar nga propaganda e ISIS-it dhe se ai ishte i zemëruar me ish-presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me politikat e tij të jashtme për Lindjen e Mesme.

Ullah është nga Bangladeshi por që ishte zhvendosur në SHBA në vitin 2011.

Të ngjashme