Para disa muajve solli këngën më të re ritmike, “Ah Dashni”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar.
Por, pas shumë angazhimeve në koncerte të ndryshme muzikore, duket se ka ardhur koha për një këngë të re.
Bëhet fjalë për Burim Hoxhën, i cili ka treguar për Telegrafin se po punon në projekte të reja të muzikës.
https://www.instagram.com/p/Bo3VgjSBoWg/?utm_source=ig_embed
Në fakt, ai ka treguar se tashmë është në finalizim e sipër të tri projekteve të reja gjersa shumë shpejt do ta publikojë baladën e re.
Prizrenasi ndër të tjerash ka treguar se tekstin dhe muzikën e ka bërë vetë këngëtari gjersa kompozitor do të jetë Don Arbas.
https://www.instagram.com/p/BRQ9ugajWk0/?utm_source=ig_embed
Burimi në vijim ka pohuar se për momentin është duke hulumtuar vendet se ku do të xhirohet kënga më e re.
Ndryshe, Burimin do ta shohim edhe në shumë ngjarje të ndryshme muzikore gjatë festave të fundvitit.