Është arrestuar një i dyshuar në Shtime pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtime, 11.03.2021, 09:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.