Një person është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:00, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.