Burri nga Drenasi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në fshatin Zabel i Ultë i Drenasit është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, raporton Express.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduskion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Zabel i Ultë, Gllogoc 28.01.2022 – 13:37. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e  viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme