Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar të njejtës lëndime trupore.
E njejta ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
Derisa, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull k/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime të lehta. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar ne strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.