Një grua është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë mbrëmë rreth orës 20:00.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave.
“I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.