Burri sulmon gruan në Vushtrri, strehimorja e merr bashkë me fëmijët

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:43.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nga ana tjetër, viktima ka marrë urdhrin mbrojtës. Bashkë me fëmijët, ajo është dërguar në strehimore.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Të ngjashme