Në prag të përgjigjes për hapjen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, ka shkruar ai.