Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qene sot për një vizitë ngushëllimi në familjen e Florenc Beqirajt, të riut nga Shkodra që gjeti vdekjen në spitalin francez, pasi u dërgua aty pa shenja jete, teksa mbahej në burg.
“Panorama” raporton se në këtë vizitë, Bushati ka qenë i shoqëruar nga deputeti Luan Harusha.
Në bisedën e zhvilluar me nënën dhe familjarë të tjerë të viktimës, ministri Bushati i shprehu ngushëllimet dhe garantoi se çështja do të hetohet deri në fund.
“Prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- tha Bushati, ndërsa shtoi se “Presidenca do mundësojë sjelljen e trupit në Shqipëri”.