Sergio Busquets e ka vizituar Lionel Messin në shtëpi këtë pasdite, sipas LaSexta.
Mesfushori, i cili do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës pas largimit zyrtar të Messit pas 17 sezoneve, shkoi ta vizitonte shokun e tij dhe tashmë ish-bashkëlojtarin, i cili sipas burimeve pranë lojtarit, është duke kaluar kohë të këqija.
Ky është veprimi i parë që bëjnë lojtarët e Barcelonës pas njoftimit zyrtar të largimit të Messit dje, transmeton Gazeta Express.
Asnjë futbollist i Barcelonës nuk ka bërë asnjë mesazh në rrjetet sociale për Messin në 24 orët e fundit.